Këngëtarja Madonna vijon turnet e saj muzikorë edhe pas 40 viteve karrierë. Në koncertin e fundit në Seatle, një aksident i vogël ka ndodhur me këngëtaren.
Teksa po këndonte hitin e saj të vitit 1986 “Open you heart”, njëra nga balerinët që po e tërhiqte zvarrë në një karrige, papritur u pengua dhe bëri që edhe këngëtarja të rrëshqasë në tokë. Madonna, megjithatë vijoi performancën e saj shtrirë për disa sekonda, duke qeshur me atë që ndodhi. Më pas ajo u ngrit dhe filloi të kërcente e shoqëruar nga ovacionet e publikut.
Nuk është hera e parë që Madonna bie në skenë. Dhjetorin e kaluar kjo gjë ndodhi në Barclays Center në New York, në mes të shfaqjes “Hung Up”. Edhe në këtë rast, Madonna u rrëzua prej një balerini, i cili i kërkoi ndjesë këngëtares.