Po përgatiteshin për përleshje me shqiptarët, policia në Dortmund arreston rreth 70 italianë me thika dhe kapuça para ndeshjes Itali - Shqipëri

Po përgatiteshin për përleshje me shqiptarët, policia në Dortmund arreston rreth 70 italianë me thika dhe kapuça para ndeshjes Itali - Shqipëri

Foto ilustruese

Itali - Shqipëri do të jetë një ndeshje më e qetë se sa mund të ishte, pasi shërbimi parandalues ​​i forcave të policisë gjermane ndaloi rreth 70 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes së dy përfaqësueseve.

Sipas mediave italiane, ata kishin me vete thika, fishekzjarrë, sende të mprehta dhe po përpiqeshin të sulmonin mbështetësit shqiptarë. Personat janë në paraburgim, pasi janë identifikuar pranë një restoranti ku të veshur me kapuç, po tentonin të përlesheshin me tifozët shqiptarë.

Ata do të mbahen në paraburgim për ndoshta 24 orë, më pas do të merret vendimi nga gjyqësori vendas.

S.DH/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Përgatituni/ Sot dita më e nxehtë e qershorit, temperaturat deri në 41 gradë Celcius

Përgatituni/ Sot dita më e nxehtë e qershorit, temperaturat deri në 41 gradë Celcius