Po përjetonte 'ferrin' nga temperaturat e larta, fshati kanadez shkrumbohet nga flakët

Po përjetonte 'ferrin' nga temperaturat e larta, fshati kanadez shkrumbohet nga flakët

90 %  e fshatit kanadez Lytton, i cili ka përjetur temperatura ekstreme pothuajse 50 gradë ditët e fundit është djegur nga një zjarr i egër që kishte përfshirë vendin.

Mediat vendase bëjnë me dije se fshatit kanadez Lytton është shkrumbuar në pjesën më të madhe të tij si dhe në infrastrukturën përreth. Ndërkohë kreu i administratës së fshatit, Jan Polderman, deklaroi se ishte i lumtur që doli i gjallë dhe se nuk kishte mbetur shumë nga fshati, raportuan mediat amerikane.

Ai më parë urdhëroi banorët të evakuohen dhe tha që zjarri shpërtheu nëpër fshat për vetëm 15 minuta.

Shumica e banorëve u larguan të mërkurën nga shtëpitë e tyre, pa patur mundësi të marrin as sendet personale ndërsa tymi dhe flakët përfshinë fshatin, shtëpi për të paktën 250 familje.

Ekspertët deklarojnë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.

Temperaturat e jashtëzakonshme të larta kanë goditur pjesë të Amerikës së Veriut.

Ndërkohë për shkak të temperaturave të larta në Kanadanë perëndimore, u regjistruan 486 vdekje për një periudhë prej pesë ditësh, krahasuar me një mesatare prej 165 në rrethana normale.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja