Një 65-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të enjteje në zonën e Porto Palermos, në Himarë nga shpërthimi i lëndës plasëse që po përdorte për peshkim të paligjshëm.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, kur Pandeli Mërkuri ishte duke peshkuar me dinamit, kur lënda plasëse i ka shpërthyer në dorë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
65-vjeçari u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.
65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën”, njofton Policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
Karma is a bitch! Thjesht per kuriozitet,po ku ishin rojet qe supozohet te luftojne peshkimin e paligjshem apo abuzimin ne peshkim? Ku ishin kur kerciste dinamiti qe degjohet ne largesi?
Përgjigju -
Darwin do ndihej shume krenar…
Përgjigju -
vafsh ne ferr...
Përgjigju -
Ja dhe shpellarët e Jugut,e kërkoi dhe e gjeti...
Përgjigju -
Karma!
Përgjigju









Komente
Komento