Dy qytetarë kanë humbur jetën pasi janë mbytur.
Në lumin Osum në Berat, një 45 vjeçar është gjetur i mbytur. Viktima është identifikuare si Ilir Mejdani dhe është nxjerr sot rreth orës 10 të mëngjesit nga lumi Osum i pajetë nga forcat zjarrfikëse.
Mejdani po peshkonte në lumin Osum, ndërkohë që trupi i tij u gjet në afërsi të urës së Goricës dhe tashmë është dërguar në morgun e spitalt. Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së 45-vjeçarit.
Ndërkohë një tjetër person është mbytur në plazhin e Velipojës. Sipas të dhënave të para të policisë, viktima është identifluar si shtetasi, Murat Hyseni 76-vjeç nga Ferizaj, Kosovë.
Ka qenë roja bregdetare, që ka nxjerrë deri në breg të moshuarin dhe ka njoftuar edhe ambulancën e cila ka mbërritur në kohë. Por pushuesi nuk ka mundur që të mbijetojë edhe pas ndihmës mjekësore.