FIER- Një zjarr ka përfshirë një lokal në pronësit të A.T. në lagjen 1 Maji në afërsi në afërsi të komisariatit të policisë. Flakët janë përhapur pas një incidenti gjatë pjekjes në hell të një qingjit ndërsa nga vatra e zjarrit rrezikohej edhe një dyqan mishi në afërsi të lokalit të përfshirë nga flakët.

Forcat zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur në vendngjarje kanë arritur të lokalizojnë flakët e zjarrit duke bërë të mundur edhe shuarjen e tyre.

Nga kjo ngjarje nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ndërsa policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

1576143714_lokalifier.jpg