Franca vazhdon të mbetet epiqendër e sulmeve terroriste të militantëve të shtetit islamik, ISIS. Këtë pasdite, policia e Roterdamit në Holandë, ka arrestuar një 32-vjeçar me shtetësi franceze si të dyshuar po përgatiste një sulm terrorist në Francë.
Francezi u arrestua me kërkesë të Francës dhe ai duhet të ekstradohet. Krahas tij, u arrestuan edhe tre persona të tjerë.
Dy prej tyre janë me origjinë algjeriane, por detajet e tjera mbeten për tu zbuluar.

Policia holandeze vazhdon hetimet për të hedhur dritë nëse i ndaluari ka lidhje me Shtetin Islamik.
Holanda ka ngritur për herë të dytë brenda javës nivelin e sigurisë, një javë pas të shtënave pranë një stacioni treni në Amsterdam, që shkaktoi shumë panik, në të njëjtën ditë me sulmet kamikaze në Bruksel.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA