'Po pse je kaq i mirë o Doktor?' Intervista e Berishës përballë gazetarisë së 'lirë' që e lanë ta shiste Gërdecin si histori suksesi

'Po pse je kaq i mirë o Doktor?' Intervista e Berishës përballë gazetarisë së 'lirë' që e lanë ta shiste Gërdecin si histori suksesi

Sali Berisha ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë argëtuese për gazetarët Çim Peka, Andi Bejtja dhe Enton Abilekaj, të cilët ishin pozicionuar përballë tij duke pritur që ta gozhdonin.

Ishte argëtuese jo shumë për mesazhet që u përcollën, por për dy anët e medaljes të një standardi gazetarie  e cila dukshëm e bënte qesharak këtë profesion apo më saktë zbulonte qasjen e analistëve tanë përballë aktorëve të ndryshëm të politikës.

Nëse do të shohim me vëmendje pyetjet e adresuara, se gazetarët u kujdesën që t’ja adresonin me kujdes, ëmbëlsi dhe profesionalitet të lartë.

Përveç faktit se pikëpyetjet e ngritura dukshëm të bënin të dyshojë se i kishte shkruar Berisha me dorën e tij, edhe ato pak ndërhyrje që bënin vetë gazetarët ishin argëtuese pasi nuk guxonin të bënin asnjë kundërshti të përgjigjeve që jepte Berisha duke u dakortësuar me çdo gjë.

Ajo që të bën veçanarisht përshtypje, ishte momenti kur ish kryeministri nisi të shiste mediatikisht demontimin e armëve në Shqipëri si histori suksesi.

Ai tha se si Gërdeci ishin shumë vatra dhe qeveria e tij u përpoq t’i demontonte me sukses. Fundja Berishën e dimë se çfarë është dhe çfarë ka mbjellë në këtë vend, të mira apo të këqija qofshin.

Ajo që të godet më tepër është heshtja e gazetarisë në këtë moment ku në studio nuk pati asnjë reagim përveç vështrimit adhurues që shigjetohej mbi artikulimin e Berishës.

Nuk është çështja e mungesës së leksioneve të gazetarisë dhe as paaftësisë së gazetarëve për të përcjellë pyetje zhbiriluese, pasi po të njëjtët gazetarë kur kanë pasur përballë të tjerë personazhe i kemi parë agresivë, i kemi parë me pyetje gozhduese, i kemi parë edhe me nota të jashtëzakonshme ironie.

Edhe pse Berisha ka llogari të hapura me shqiptarët dhe pyetje që ende nuk i ka dhënë përgjigje, qershia mbi tortë e të gjithë intervistës ishin disa meraqe që gazetarët kishin për shëndetin e Berishës apo si e kaloi pandeminë.

Tani ose Berishën po e trajtojnë si një pensionist që duhet trajtuar me respekt për shkak të moshës, ose po e trajtojnë si Nexhmije Hoxhën që deri në fund të vdekjes nguruan t’ja bëjnë pyetjet që ende mundojnë çdo shqiptar.

Gjithësesi, e vetmja pyetje që mungoi dhe mund  të përvetësohet intervistën e radhës ishte “Po pse je kaq i mirë o doktor?”. Kjo mbase do t’i shkonte më shumë Çim Pekës meqë i kanë lënë në dorë çelsat e portalit. (TemA)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LLUMI LLUMIT TË MEDJAS: 24/06/2020 14:53

    Shikoni kta 3 qelbësirat njëri më pleh se tjetri. Qen peka pleraxhi qen që vdes me krujt ndonjë kock.abi lekawc servil byth lëpirës edepsëzi ler. Ky andi bajga mbetja skorje e pisët. Çfar mund të presësh nga ljo lloi race bastarde përveç se ktyre çudirave. Pty rac e pisët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar