Po qarkullonin me armë zjarri, policia në Durrës arreston dy të rinjtë nga Lushnja

Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë së Durrësit, pasi janë kapur duke qarkulluar me armë zjarri me vete.

Françesko Muça 23 vjeç dhe Nexhat Hoxha, 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, në Lushnjë, u arrestuan pasi informacionit që kishte marrë policia se dy persona të paidentifikuar po qarkullonin në qytetin e Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e quajtur Shkallnur, Durrës, duke bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Moskallëzim krimi".

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja