Gjatë një raportimi live, një gazetar është i përgatitur për gjithçka të papritur, e megjithatë vështirë të mendohet se kjo e papritur mund të jetë një aksident.
Kjo i ka ndodhur një gazetareje në Virxhinia, SHBA, e cila u godit nga një makinë teksa po raportonte për ndërprerjen e furnizimit me ujë në një zonë. Në video shihet një makinë që vjen në drejtim të saj e më pas e godet duke e rrëzuar në tokë.
Gazetarja dëgjohet duke thënë se është mirë dhe se nuk ka pësuar lëndime, ndërsa pas pak sekondash ngrihet në këmbë. E tronditur ajo shprehet se i kaloi jeta para syve, e megjithatë, si një profesioniste, ajo i rikthehet punës së saj, duke raportuar mbi ngjarjen për të cilën kishte shkuar.