'Po rilind qendra historike e Vlorës', Rama publikon videon

Kryeministri ka zgjedhur që ta nisë këtë të hënë me një video ku shfaqen punimet nga qendra historike e Vlorës.

Në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan përmbi videos se punimet do të risjellin rilindjen e qendrës  historike të saj.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga puna në kantierin për rilindjen e qendrës historike të Vlorës, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

Kantieri i punimeve në qendrën historike të Vlorës u hap më 8 tetor të 2017-s. Realizimi i projektit është përllogaritur në një vlerë prej 11 milionë eurosh, ku 4 milionë euro do të financohen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan dhe 7 milionë euro nga qeveria. 

Zona për të cilën po hartohet projekti është zona ku qyteti i Vlorës ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të. Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”. Projekti përfshin gjithashtu restaurimin e Shtëpisë së Marigosë, restaurimin e Xhamisë së Tabakëve, Rrugën e Hebrenjëve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë