SHBA- Shfaqjet e modës kanë të bëjnë me ekuilibrin dhe elegancën. Megjithatë, një video e një modeleje amerikane që godet të ftuarit e show-t me pallto është bërë mjaft virale.

Protagonistja e këtij incidenti të pazakontë ishte një modele e re, e veshur me një set me ngjyra e cila teksa po ecte dhe po sfilonte, ndaloi dhe goditi me pallto një pjesë të audiencës që ndodhej në shfaqje.

Pas "shpërthimit" të saj i cili i la të gjithë pa fjalë, ajo vazhdoi performancën e saj sikur asgjë mos të kishte ndodhur.

Shumë menduan se ajo që ndodhi ishte e planifikua, ndërsa ka dhe nga ata që nuk gjejnë asnjë justifikim për veprimin e modeles.