Po shkonte me familjen në Mal të Zi
kapet në doganë me 30 kg kanabis

Po shkonte me familjen në Mal të Zi<br />kapet në doganë me 30 kg kanabis
Një 30-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi i është gjetur një sasi prej 30 kilogramë kanabis në automjet.
 
Lënda narkotike është gjetur në mjetin tip “BENZ” me targa AA 513 PM e cila drejtohej nga Manush Teqja që më pas është arrestuar nga efektivet e policisë.
 
Ky i fundit po udhëtonte drejt Malit te Zi e më pas drejt vendeve të BE- së së bashku me familjen. Ka qenë dyshimi i inspektorëve të policisë kufitare të cilët kanë konstatuar se 30-vjeçari lëvizte për herë të parë nga pika kufitare e Muriqanit.
 
Prania e familjes nuk ka rezultuar taktikë e suksesshme që ndaj tij të mos bëhej kontroll. Gjatë kontrollit ne pjesën e pasme të automjetit kanë vërejtur spostime të dyshimta pranë gomave të pasme.
 
Efektivët e policisë kanë vërejtur se brenda gomave gjendeshin 57 pako natribani dhe brenda tyre lëndë narkotike kanabis sativa. 
 
Pas kontrollit është gjetur sasia e kanabisit ndërsa është prangosur 30- vjeçari Teqja. Sipas burimeve policore drejtuesi automjetit  dyshohet se ishte transportues dhe do paguhej për transportin e lëndës narkotike në momentin e dorëzimit të saj në vendet e BE- së.

droge shkoder
  Shoferi që drejtonte makinën ku ishte fshehur droga

droge shkoder
  Momenti kur po kontrollohej automjeti me lëndë narkotike

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar