Pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit të SHBA-ve, George H.W. Bush të shumta kanë qënë reagimet e të njohurve të tij. Por më prekësi, ishte ai i mbesës së tij, Jenna Bush.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka rrëfyer fjalët e fundit që kishte shkëmbyer me gjyshin e saj para se ai të largohej nga jeta.

E pyeta për jetën e përtejme dhe më tha: Po, unë mendoj për të. Kam pasur frikë, kam pasur frikë të vdes por tani shpresoj që të ndodhë.

George H.W. Bush, ish-presidenti i SHBA-ve

Postimi i Jenna Bush në Instagram për ish-presidentin 

Ajo tregon se mes lotëve ia doli që ta pyeste se përse mendonte kështu, ndërsa Bush i ishte përgjigjur se mezi priste që të ribashkohej me ata që kishte humbur.

Shpresoj të shoh Robinin dhe shpresoj që të shoh nënën time. Shpresoj që të shoh Barbaran. Ende nuk e di nëse ajo do të jetë akoma tre vjeç apo do të jetë një meso-grua. Shpresoj të ketë mbetur ende tre vjeç.

George H.W. Bush, ish-presidenti i SHBA-ve

Robin është vajza e George H.Ë. Bush, e cila vdiq në moshën tre-vjeçare nga leukemia.