VIDEO/ Po thante kanabis në një shtëpi si të ishte 'mish i thatë', arrestohet 60-vjeçari në Krujë, në hetim gruaja e tij

KRUJË- Xhelal Isufi, 60 vjeç ka rënë në pranga të policisë së Krujës, pasi në afërsi të banesës së tij në fshatin Picërragë, iu gjetën 3.2 kg kanabis.

Në hetim të lirë është proceduar edhe bashkëshortja e tij DH.I, 51-vjeçe.

Ata kishin përshtatur një shtëpi pothuajse të rrënuar për të tharë kanabisin në trarët e çatisë së shtëpisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 armë gjahu, që u gjet gjatë kontrollit në banesë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 20/09/2023 12:05

    Meqë na thon "të gjithë të barabartë para ligjit" un them që ky duhet të dalë pa bo 48 orë mren. Enca doli për 2dit apo ajo e kishte bo nga kurioziteti. Ropt ja qr gjygjtarit që ka liru buçen e Dubait

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja