Zjarrfikësi i Këlcyrës dhe miku i tij trafik armësh, do i shisnin në Sarandë për bandat, vihen në pranga! VIDEO e pistoletave të mbështjella me qese

SARANDË- Dy të rinj janë arrestuar në Sarandë ndërsa ishin gati që të trafikonin 10 armë. Ata janë kapur nga Policia në aksin Sarandë-Skërficë, ndërsa po udhëtonin drejt qytetit bregdetar aty ku do të takonin edhe personat që kishin porositur armët.

Në pranga kanë rënë drejtuesi i mjetit Mehmet Canaj, 24 vjeç, dhe pasagjeri Klaudio Osmani, 23 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, Përmet. Osmani punonte edhe në stacionin zjarrfikës të Këlcyrës, ndërsa siç shihet edhe në pamje në momentin e arrestimit ai ka të veshur uniformën e punës.

Policia njofton se dy të rinjtë kishin si qëllim shitjen e armëve në Sarandë. Se kush ishte porositësi është ende mister, ndërsa blutë po vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Në videon e ndarë, dallohen edhe 10 armët “Glock” të cilat dy të rinjtë i kishin fshehur në një qese. Armët janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

"Strukturat e Hetimit në DVP Vlorë dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor dhe për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të armëve, si dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Knock Out 7”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Mehmet Canaj, 24 vjeç, dhe Klaudio Osmani, 23 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, Përmet.

Pas lokalizimit dhe prangosjes së këtyre shtetasve në aksin rrugor “Sarandë-Skërficë”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Mehmet Canaj dhe pasagjer shtetasin Klaudio Osmani (i cili rezulton edhe i punësuar në stacionin zjarrfikës Këlcyrë), sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock” dhe 150 fishekë luftarak. Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po i transportonin armët me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës", njofton Policia. 

Policia ka sekuestruar edhe 150 fishekë luftarakë, si edhe mjetin tip “Nissan” me të cilin po të lëviznin dy të rinjtë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: 41.5 % e shqiptarëve mendim pozitiv për Ramën! Berisha vetëm 21. 4 %

Sondazhi: 41.5 % e shqiptarëve mendim pozitiv për Ramën! Berisha vetëm 21. 4 %