Dy persona janë arrestuar në aksin rrugor ‘Nikël-Fushë Krujë’ të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike e armëmbajtje pa leje.
34-vjeçari Shaban Haka dhe 43-vjeçari Ilir Topalli u arrestuan teksa po transportonin me qëllim shitjen, 10 kilogramë kanabis të ndarë në 2 thasë.
Gjatë kontrolleve në banesën e 34-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu pa leje si dhe 3 celularë.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.
Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.
Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Ëolsëagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Komente










Mir ti behet ketije hakes Banit se hajdut pulash është shumë i rrezikshëm Vetem pula rrin duke vjedhur dhe ha vet ne bregt te lumit Vetem me vjedhje mert ky
Përgjigju