Po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Gjirokastër, mes tyre dhe organizatori

Po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Gjirokastër, mes tyre dhe organizatori

Foto ilustruese

3 persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi janë kapur duke transportuar 12 emigratë të paligjshëm.

Policia njofton se në pranga kanë rënë K. T., 38 vjeç, banues në Tepelenë; Sh. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe A. S., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 33 vjeç, banues në Vlorë.

K. T. (organizator i grupit kriminal), Sh. M.(transportues), A. S. (pronari i hotelit), si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I.(transportues), në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke tentuar të transportonin 12 emigrantë nga vendet e treta, nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Muzgu 3".

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Goditet një grup i mirorganizuar kriminal që kryente veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në disa qytete të ndryshme.

Transportonin 12 emigrantë të paligjshëm, bien në pranga 3 shtetas (njëri prej të cilëve ishte organizatori), ndërsa 1 shtetas tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 3 automjete dhe 5 aparate celularë.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Muzgu 3", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. T., 38 vjeç, banues në Tepelenë; Sh. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe A. S., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, falë punës së mirorganizuar hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara se nga qyteti i Gjirokastrës në drejtim të Tiranës po transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve K. T. (organizator i grupit kriminal), Sh. M.(transportues), A. S. (pronari i hotelit), si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I.(transportues), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke tentuar të transportonin 12 emigrantë nga vendet e treta, nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës.

Pas një hetimi disajavor rezultoi se këta shtetas kanë tentuar të kryejnë këtë veprimtari kriminale duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, të cilët i strehonin fillimisht në një hotel në Laprakë dhe më vonë i transportonin në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. Këto raste kanë mbetur në tentativë pasi emigrantët janë bllokuar nga Policia lokale dhe ajo Kufitare

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet që shërbenin për transportimin e klandestinëve dhe 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh