Policia ka goditur dy raste të transportit të paligjshëm të emigrantëve ku u arrestuan 3 persona, dhe një tjetër u shpalla në kërkim pasi mundi t'i shpëtonte policisë. Nga operacionet e zhvilluara në Korçë, u ndaluan 22 emigrantë të paligjshëm, të cilët përmes shumës 1200 euro secili që kishin paguar shpresonin se mund të kalonin në vend e BE-së.
Në pranga ranë Elton Zaçellari, 39 vjeç, Erbi Tollja 19 vjeç dhe Ardit Tollja, 40 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Grabovicë po transportonin me mjetin kamion tip "Benz", 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Erbi Tollja dhe Ardit Tollja kishin si detyrë mbikëqyrjen e rrugës, të cilët udhëtonin me mjetin tip "Audi", për të lajmëruar për patrullat e policisë.
Gjithashtu u shpall në kërkim A. Ç., 20 vjeç, pasi me mjeti tip "Opel", nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe është larguar. Benda mjetit të tij ishin 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët u ndaluan nga policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".