Me kamionçinën me 30 emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin, arrestohen 2 persona në Sarandë

 Andon Pulaj dhe Alfred Dedaj u vunë në pranga nga policia e Sarandës pasi akuzohen se kanë transportuar 30 emigrantë të paligjshëm.  Tarrestuarit i ndihmonin emigrantët për të kaluar kufirin kundrejt parave

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Thirty", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në Mirditë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Bufit", duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, 30 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim”, ka njoftuar policia.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër