GJIROKASTËR- 2 persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar kundrejt parave 6 emigrantë të paligjshëm.
Të arrestuarit janë 31-vjeçari Elaudor Çlakaj dhe 34-vjeçari Florjan Toçila, të dy nga Kurbini.
Ata u kapën duke transportuar kundrejt parave 6 emigrantë të paligjshëm nga vendete MENA në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Hormovë".
U sekuestruan 2 makinat me të cilat po transportoheshin si dhe 2 aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.