Po transportonin drejt Tiranës emigrantë të paligjshëm për 400 euro, arrestohen dy vëllezërit në Korçë

Po transportonin drejt Tiranës emigrantë të paligjshëm për 400 euro, arrestohen dy vëllezërit në Korçë

Paratë e sekuestruara

KORÇË- Dy persona vëllezër me njëri tjetrin kanë rënë në prangat e policisë pasi me mjetin e tyre tip RENAULT po transportonin në drejtim të Tiranës katër shtetas të huaj kundrejt një fitimi prej 400 eurosh.

Gjatë arrestimit policia sekuestroi edhe shumën e përfituar në cilësinë e provës materiale.

pranga ranë A. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç (i dënuar më parë për veprën pënale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), të dy banues në Tiranë.

Policia njofton se Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë