Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë

Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë

Foto ilustruese

Gjirokastër- Pesë persona janë vendosur në pranga pasi po transportonin emigrantë drejt Shkodrës ilegalisht me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi

Edhe pse blutë i kërkuan të ndalonin, dy nga të arrestuarit nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar në aksin rrugor "Ura e Kardhiqit-Tepelenë”, por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe më pas kanë braktisur automjetin.

Autorët janë larguar pasi në automjet kishin disa emigrantë nga vendet e treta që po i transportonin në drejtim të Shkodrës.  Ata u kapën në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit".

Ndërkohë në pranga janë vënë edhe bashkëpunëtorët e tjerë.

"M. B., 19 vjeç, A. T., 28 vjeç, J. S., 20 vjeç, I. Ç., 28 vjeç, të katër banues në Elbasan, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim dhe shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".

Shtetasit I. Ç., dhe J. S., nuk i janë bindur shenjës së bërë nga shërbimet e Policisë për të ndaluar në aksin rrugor "Ura e Kardhiqit-Tepelenë”, por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetin, pasi në automjetin e tyre kishin disa emigrantë nga vendet e treta që po i transportonin në drejtim të Shkodrës me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi.

Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, në vend e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit",  është mundësuar kapja e tyre dhe i shtetasit D. K., i cili po ndihmonte shtetasit I. Ç., dhe J. S., që të largoheshin, duke i transportuar me automjetin e tij, pas braktisjes së automjetit të tyre që transportonin emigrantët.

Ndërsa shtetasit A. T., dhe M. B., qarkullonin me automjetin tip "BMW", për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasit I. Ç., dhe J. S., për prezencë të shërbimeve të Policisë", informoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete dhe 5 celularë.

 Operacioni i koduar 'Turn' u zhvillua në bashkepunim me Policinë e Gjirokastrës, Fierit dhe atë rrugore.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë