Po transportonin emigrantë të paligjshëm, 2 të arrestuar në Vorë! U merrnin nga 600 euro për person

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, 2 të arrestuar në Vorë! U merrnin nga 600 euro për person

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit ‘Pararoja2’ u arrestuan K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Dy të rinjtë u kapën në flagrancë nga policia në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.   

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 13 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mbetur në harresë, braktiset Lapardhaja e Vlorës! Banorët: Prej ’90-ës s’kemi rrugë as ujë, veç premtime

Mbetur në harresë, braktiset Lapardhaja e Vlorës! Banorët: Prej ’90-ës s’kemi rrugë as ujë, veç premtime