VIDEO/ Po transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 persona në Himarë, mes tyre edhe një 18-vjeçar

Katër persona janë arrestuar pasi u kapën nga policia kufitare duke transportuar me fugon emigrantë në mënyrë të paligjshme, një nga të arrestuarit po lëvizte me një mjet tjetër për të monitoruar rrugën dhe për të shmangur policët.

Një fugon është ndaluar nga policia kufitare pasi, 29 emigrantët të cilët po transportoheshin kishin për qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme dhe nisjen drejt vendet e BE-së.Për pasojë 4 bashkëpunëtoret  Fatos Hasaj  48 vjeç, Martin Fusha 32 vjeç, B. F Besar Fikaj 18 vjeç dhe Kol Qershia 36 vjeç, u arrestuan menjëherë.

Të arrestuarit ishin ndarë në dy pjesë për të kryer transportimin e personave, tre prej tyre drejtonin fugonin me emigrantët ndërsa Besar Fikaj lëvizte para tyre me një automjet tjetër, për të monitoruar rrugën nga Saranda drejt Shkodrës, me qëllim shmangien e uniformave blu.

Policia sekuestroi 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun