Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë së Lezhës, pasi po transportonin lëndë narkotike. Ardit Marku, 26-vjeç, drejtues i mjetit, dhe Emiljan Gega, 22-vjeç, teksa po udhëtonin me një mjet tip ‘Mitsubishi’, u ndaluan nga policia në aksin e vjetër Lezhë-Milot në fshatin Pllanë.
Pas kontrollit, në makinë u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre.
Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i dy të rinjve, banues në Kurbin, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike'', kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.