3 persona janë vënë në pranga të policisë së Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Qerreti”, pasi u kapën duke transportuar rreth 7 kg lende narkotike
Burime bëjnë me dije se janë arrestuar Marsid Buja, 35 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
Muhamet Balla, 55 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
Pashk Lala, 57 vjeç, banues në Jubë, i dënuar më parë për vjedhje.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Qerret, Durrës, duke transportuar me automjet, rreth 7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe tre aparate celulare.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjuqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Komente









