Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për "Kontrabanda me mallra të tjera”.
Në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, 48-vjeçari i identifikuar si A.G., banues në Delvinë u kap teksa transportonte 1.6 ton fruta me mjetin e tij tip “Mercedes Benz”.
Nga kontrolli i forcave blu u verifikua që nuk kishte dokumentacionin përkatës apo deklaratë doganore.
Për këtë rast, do të nisë hetimi edhe për doganierin në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, i identifikuar si Th.K., 39 vjeç për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk ka ushtruar kontroll në këtë automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.