TIRANË- Policia ka arrestuar një 45-vjeçar me precedentë të mëparshëm penal, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë 45-vjeçari me iniciale S. N., banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Kanosja" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë në mjetin e tij privat, 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Dyshohet se 45-vjeçari bashkëpunonte me persona të huaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.