Ditën e sotme, në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, 24-vjeçari Leonard Alija ra në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm me një furgon.

I riu nga Shkodra po transportonte emigrantët e paligjshëm nga vendet MENA kundrejt parave.

U sekuestruan automjeti, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".