Një 21-vjeçar me iniciale D.N.  në Gjirokastër është shpallur në kërkim pasi ishte duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm me një makinë të tipit “Benz”.

Në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të makinës që drejtohej nga i riu.

21-vjeçari sapo ka vënë re që po ndiqej nga Policia ka braktisur makinën dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Në makinë u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët ai po i transportonte kundrejt fitimit. 

Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".