Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshme me makinë.
I riu N. Zh. u kap në Gjirokastër duke transportuar emigrantë në tentativë për t’i ndihmuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin kundrejt shpërblimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
Komento