Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër me 8 klandestinë në makinë

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër me 8 klandestinë në makinë

Foto ilustruese

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi u kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm dhe nuk ju bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap, në vendin e quajtur "Ura e Manastrecit", Prrenjas, duke transportuar me automjetin tip "BMË", 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 400 euro për person.

Policia i kërkoi që të ndalonte, ai nuk ju bind urdhrit, por ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit  është “goditur” në Lezhë, ku policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili po udhëtonte me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë, me të cilët ishte nisur drejt Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
Po udhëtonte drejt Kosovës me 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Lezhë

Një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit  është “goditur” në Lezhë, ku policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar.

I riu është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm me një automjet tip “Toyota”, duke udhëtuar drejt Kosovës. E.Ç i kishte premtuar emigrantëve kalimin premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë,  për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/10/2021 22:57

    Telat, muret,fortifikimet jane provuar gjate gjithe historise dhe ne te gjithe boten dhe ne fund nuk kane vlejtur duke filluar qe me Murin e Madh Kinez,Murin e Berlinit,murin e sotem mes Izraelit e Palestines,Vija Mazhino,fortifikimet ne Normandi, muri dhe zinxhiri qe supozohet te ruanin dikur Konstandinopolin nga toka e deti,muri mes Sh.B.A dhe Meksikes,etj dhe per te mos harruar dhe kufirin tone te rrethuar me tel me gjemba ne kohen e komunizmit.U kane hipur siper,i kane prere,i kane shkelur thyer e shembur dhe kur kjo s'ka mjaftuar i kane kaluar me tunele nentokesore si ne Palestine e Meksike,i kane thyer e shembur me topa,si ne Stamboll,ose kane perdorur dhe avione te improvizuar si ne nje rast ne Gjermani.Njeriu kur ka nje qellim per te arritur diku,nuk ka pyetur per asgje,dhe nuk ka mur e gardh e brez kufitar i minuar, qe t'a ndaloje.

    Përgjigju
  • Endrit: 04/10/2021 08:37

    Ngrini mur me tela me gjemba sic ka bere Bullgaria me Maqedonine.Prandaj kalojne ne Shqiperi nga pamundesia per te kaluar permes atyre vendeve. Po lideri yne global dishepulli i Open Society ka thene ne nuk ndertojme mure por ura...dhe kete po ben. E ka kthyer Shqiperine ure per emigrantet e paligjshem drejt Evropes. Nuk eshte cudi te na rikthejne vizat, per fajin e nje qeni qe do te duket si humanist dhe kozmopolit qe po shpeton boten me afgane iraniane bangladeshas bjellruse e syte qe ti dalin! C'na ka gjetur me kete narcisit megalloman! PS. Do behemi eksportues energjie tha pardje ne Abu Dabi lartemadhnia, nderkohe dje na tha shtrengoni rripin se jemi ne krize energjie! Doni me per Belulin?

    Përgjigju
    • gfds: 04/10/2021 09:57

      Te ngrejne mur, me tela me gjemba? Po pidhi satom kur ikte ne Greqi, Itali, e tani qe vazhdon iken ne Angli, pse s'gjen tela me gjemba, o pellazgo hajdar nacionalist karist

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje