Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi transportonte emigrantë të paligjshëm. 29-vjeçari i identifikuar si K.K është kapur nga forcat e policisë në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’ në Gjirokastër duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit ‘Follow’ ka rënë në pranga 21-vjeçari A. N.,  i cili dyshohet se ka bashkëpunuar për transportimin e emigrantëve jashtë kufirit shqiptar.

29-vjeçari u kap duke transportuar emigrantët me një mjet tip ‘Volkswagen’ kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut