GJIROKASTËR- Një 39-vjeçar turk është arrestuar në Gjirokastër pasi ka qenë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë Emrah Pakcetin, i cili po çonte drejt Shkodrës emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Në kuadër të operacionit "Road Guard 59", 39-vjeçarit turk iu ushtrua kontroll në automjetin tip "Peugeot" që ai po drejtonte në drejtim të Shkodrës dhe ju gjetën 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme e më pas të shkonin drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti "Peugeot", 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm”.