GJIROKASTËR- Një 63-vjeçar ka rënë në pranga, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 63-vjeçari është kapur në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’ duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Ai po i transportonte në këmbim të parave.
Në pranga ka rënë Adriatik Shyti, ndërsa policia ka sekuestruar automjetin me të cilin po i transportonte dhe 1 aparat celular.