VLORË - Një 41-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Vlorë me akuzën e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë, ai u kap në flagrancë një ditë më parë nga shërbimet e policisë kufitare të Sarandës duke transportuar me automjet 4 të huaj.
Këta të fundit kishin hyrë ilegalisht nga kufiri me Greqinë dhe po transportoheshin nga 41-vjeçari kundrejt pagesës.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, pasi më datë 14.10.2025, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë duke transportuar kundrejt pagesës, me automjet, 4 shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë.", thotë policia.
Komente








