SHKODËR- Një 30-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur duke tranpsortuar lëndë narkotike me automjet.
Ai është ndaluar në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë për kontroll dhe në bagazhin e makinës i janë gjetur dy thasë me kanabis, me peshë totale 35 kilogramë.
“Informacioni është administruar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar "Delivery", në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë, është ndaluar për kontrolle automjeti me drejtues shtetasin N. M.
Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Ndaj 30-vjeçarit Ndoj Marku rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.