Po transportonte mallra kontrabandë, arrestohet shoferi i furgonit në Tiranë! Në kërkim pronari i dyqanit

Po transportonte mallra kontrabandë, arrestohet shoferi i furgonit në Tiranë! Në kërkim pronari i dyqanit

Fotot e mallrave të sekuestruara

Një 59-vjeçar i identifikuar si Hidajet Basha është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke transportuar mallrat e dyshuara të kontrabanduara, drejt një dyqani.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të hyrjes së tregut të Medresesë, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues Bashën ndërsa gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje, të dyshuara të kontrabanduara.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wares”, rezultoi se këto mallra do t’i merrte shtetasi F. Q., 52 vjeç, pronari i një dyqani, i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve është vënë nën hetim në gjendje të lirë A. Q., 44 vjeçe, shitëse në këtë dyqan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet