Po transportonte me kamion 56 emigrante me 200 euro secili, në pranga 49-vjeçar në Pogradec, i dënuar më parë për të njëjtën vepër

Teksa kontrollet për “goditjen” e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj në vend vijojnë, policia e Pogradecit ka arrestuar një person i cili po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm.

Rasti në fjalë është konstatuar gjatë një postblloku dhe kontrollit rutinë të policisë, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u kap 49-vjeçari Sokol Qerkezi banues në Kamzë, duke transportuar emigrantët me një kamion tip ‘Benz”, kundrejt shpërblimit prej 200 eurosh secili dhe me premtimin se do i bënte të mundur kalimin drejt vendeve të BE-së.

Bëhet me dije, se shoferi i kamionit ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 23/08/2021 13:15

    Me kujtohet dikur ne nje te kaluar jo shume te larget : Greqia kecenonte shtetasit e saj me burg ne rast se ndihmonin shqipetaret. Dhe nuk na shitnin as buke. Tani po e bejme ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?