Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë duke  transportuar me automjetin e tij 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kundrejt pagesës.

Teksa po kalonte në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, me 4 emigrantë të paligjshëm në makinë, 41-vjeçari është ndaluar për kontroll nga policia.

Për pasojë ai ka rënë në prangat e bluve të Tepelenës dhe akuzohet për transportim të emigrantëve të paligjshëm kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 650 euro dhe 2 celularë.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.