ELBASAN - Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji ku një ambulancë është përplasur nga një automjet tip "Volkswagen". 

Nga përplasja kanë marrë dëmtime drejtuesi i automjetit "Volkswagen" me iniciale A.M.,  si dhe  bashkëshortja e tij N. M. Ata tashmë ndodhen në Spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se shoferi i ambulancës që u përfshi në aksident ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në Polici.

"Në aksin rrugor  Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin A.M.,  banues në Elbasan.

Si pasojë  e aksidentit janë  lënduar drejtuesi i mjetit  "Volksëagen",  si dhe  bashkëshortja e tij shtetasja N. M.,  të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesjen  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", njofton policia.