Po transportonte pesë emigrantë të paligjshëm, arrestohet 47-vjeçari në Qafë Muzinë
Momenti i shoqërimit të 47-vjeçarit
Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm në Qafë Muzinë. Burime bëjnë me dije se A.S., do t'i transportonte emigrantët kundrejt një pagese prej 300 euro. Mësohet se policia ka sekuestruar një automjet, dy aparate celularë dhe një shumë parash.
Njoftimi i Policisë
Vijon operacioni policor i koduar "Muzgu". Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte pesë emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe një sasi parash.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit "Muzgu", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 47 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Qafa e Muzinës", duke transportuar me një automjet "Mercedes-Benz", pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparat celulare, 1.500 euro dhe 135.000 lekë të rinj. Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.2%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 3578
Lajme të tjera
-
Mbetjet e naftës derdhen në Vjosë, ambientalisti për Report Tv: Rrezik për jetën e egër, të nisë plani për menaxhimin e Parkut Kombëtar
20 Mars, 13:04
-
Performanca me maskota, karnavalet gjallërojnë Gjirokastrën (VIDEO)
19 Mars, 13:00
-
Rruga e paasfaltuar, banorët e Memaliajt në protestë: Nuk dalim në votime nëse nuk nis rikonstruksioni
17 Mars, 16:53
-
Arrestohet 55-vjecarja nga Fushë Kruja, mashtroi dhe i mori paratë një të moshuare
17 Mars, 13:22
-
Vjosa Park Kombëtar, Rama: Moment historik, mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër në Europë! 80 mln $ investim impiante për pastrimin nga ujërat e zeza
15 Mars, 10:40
-
Kush është Namiku, kreu i bandës famëkeqe që mbushi Mbretërinë e Bashkuar me emigrantë të paligjshëm me kamionë! ‘The Times: Kaloi mbi 20 mijë ballkanas
12 Mars, 20:39
-
Urat e vjetra të Shqipërisë kërkojnë ndërhyrje, me ndihmën e Bankës Botërore synohet rikonstruksion në 30 objekte
6 Mars, 20:55
-
Memaliaj/ Subvencionet për grurin, skualifikim i padrejtë! Fermerët: Kostot në bujqësi të larta, shteti s’na mbështet
6 Mars, 17:18
-
U asfiksua nga rrjedhja e bombolës së gazit, 68 vjeçari në Dropull gjendet i vdekur brenda banesës së tij
6 Mars, 15:26
-
Kampionati i 8 Europian i precizionit, Shqipëria merr të drejtën e organizimit
4 Mars, 19:45
-
U rikonstruktua 3 vite më parë, pamje nga ambientet e brendshme të gjimnazit Siri Shapllo në Gjirokastër! Lagështirë në muret e klasave
28 Shkurt, 10:22
-
Pikon çatia e shkollës, gjimnazistët bojkotojnë mësimin! Bashkia Gjirokastër pranon: Firma kreu punime pa cilësi
28 Shkurt, 09:59