Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në fshatin Mbrezhdan të Gjirokastrës ditën e sotme.

Një çoban i cili po mundohej ti dërgonte ushqime me makinë bagëtive të tij ka humbur jetën. Rrugës për në fhsta çobani ka humbur kontrollin e mjetit, duke bërë që të bie nga një lartësi e konsiderueshme dhe të përfundoj në humnerë.

Fatkeqësisht çobani Dule Merkaj ka humbur jetën në vend, duke mos lënë për të shpresuar për asgjë.