Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e sotme një 24-vjeçar, si dhe ka sekuestruar kokainë, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të lëna nga blerësit.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe si rezultat i operacionit policor "Club", u arrestua në flagrancë Sirian Reçi 24 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se 24-vjeçari është kapur në flagrancë duke i shitur disa personave të tjerë lëndë narkotike kokainë dhe gjatë kontrollit, rezultoi se posedonte tri qese të vogla me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Si pasojë e aksionit, janë sekuestruar 6 aparate celulare, një sasi kartëmonedhash shqiptare me vlerën 122 900 lekë të reja, 10 euro, 50 paund i dyshuar i falsifikuar, 5 karta identiteti, 2 leje drejtimi shqiptare, 1 leje drejtimi ltaliane, 4 qese për përdorimin të lëndëve narkotike, dokumente automjeti, 3 ora dore dhe dy varëse, të cilat ishin lënë nga blerësit e lëndës narkotike, si dhe një letër me formula për prodhimin e lëndëve narkotike kokainë.
24-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
Komente




