‘Po ua shisni Shqipërinë 5 oligarkëve?' Rama: Nuk janë 5, por qindra investitorë! Të tjerët flasin, në punojmë në shumë fronte

Gjatë fjalës së tij nga Asambleja e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama foli për sektorin e Turizmit.

Ai theksoi se PS nuk shet asnjë pronë shtetërore dhe se nuk mazhoranca nuk është e interesuar të bëjë pazar për veten.

'Atyre që thonë po shisni pasuritë e atdheut tek pesë oligarkë, po shisni Sazanin tek të huajt, e ku di unë se sa të tilla akoma, u them jo, gaboheni, në Shqipëri nuk janë pesë, po janë qindra investitorë vendas që janë angazhuar me projekte të reja shumë ambicioze në turizëm, pa llogaritur mijëra të tjerë që kanë ngritur e po ngrenë struktura hoteliere turistike e agro-turistike e të tjerë akoma që mezi presin që ne tu lehtësojmë rrugën në zonat malore e sidomos në veriun e vendit për të marrë tituj e pronës, ata ndërtojnë në prona private dhe numri I pronarëve shqiptarë që kanë përfituar e përfitojnë nga kapitalizimi i trojeve të tyre është dhjetëra e dhjetëra mijëra

Ne nuk do ta shesim as Sazanin e as asnjë zonë tjetër me pronësi shtet tek asnjë i huaj, tjetërkush i nxori të tëra tokat e shtetit, përfshirë edhe Sazanin, në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalitet, korrupsion, plehra, pluhur e shëmti ngado hidhje sytë dhe që bënte lajmë në botë vetëm për keq. Sot, Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë.

Kudo ku të huajt do të investojnë në zona me pronësi shtet, për të ngritur sektorin e ekselencës me pesë yje në industrinë tonë të re të turizmit, shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit.  Dhe ne do të vigjëlojmë që projektet e miratuara të jenë shembëlltyra të denja për koleksionin prestigjoz të veprave të shkëlqyra të botës në turizëm, e për revistat ndërkombëtare të arkitekturës, siç po ndodh aktualisht me kullat e Tiranës, ku përpos të tjerash do të fitojmë në vite edhe një koleksion tërheqës firmash të arkitektëve me prestigj ndërkombëtar, për turistët e kurioziteteve arkitekturore. 

Kjo e reja për Sazanin, nuk është kërkesa e parë që ne kemi pasur. Vitet e fundit ka pasur disa interesime dhe madje projekt-ide që na janë ofruar dhe i kemi refuzuar, pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare për vete, as të paditur që të pranojmë zhvillime mediokre, në emër të futjes së kapitaleve të mëdha në turizëm, që pastaj kthehen në kosto jo vetëm, për natyrën, por edhe për ekonominë dhe për imazhin e vendit, po jemi të qartë se çfarë vlerash duhet t’i lemë trashëgim brezave me këto zhvillime dhe jemi shumë të përkushtuar që bukuritë e Shqipërisë  të mos cënohen prej tyre, përkundrazi të kthehen në burim rritjeje ekonomike dhe krenarie për shqiptarët. '- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Dhëndri i Trump aplikon për resorte në Sazan, Rama: Projekt ambicioz! Ka ndërtuar në disa zona të UNESCO-s! E kthejmë ishullin në kurorën e turizmit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve