LIBRAZHD- Një tjetër aksident ka ndodhur qarkun e Elbasanit. Si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas janë plagosur 4 futbollistë të Librazhdit të cilët po udhëtonin me të njëjtin automjet.

Shkak për këtë aksident dyshohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë ku më pas ëhstë përplasur me një automjet tjetër.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se emrat e sportistëve janë: Ermir Lojku, Klajdi Hoxha, Funel Kushta, Orgest Tocka.

Të aksidentuarit janë trasnportuar në Spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur plagosje vetëm persona të lënduar lehtë. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Foto nga vendi i ngjarjes