Po udhëtonte drejt Korfuzit, veliera ngec në det pasi përplaset me një masiv rërë, policia iu vjen në ndihmë

Po udhëtonte drejt Korfuzit, veliera ngec në det pasi përplaset me një masiv rërë, policia iu vjen në ndihmë

Foto ilustruese

DURRËS- Policia Kufitare e Durrësit iu ka ardhur në ndihmë katër turistëve italianë, të cilët kishin ngecur në det. Ata kanë qenë duke udhëtuar me një velierë dhe në drejtim të Korfuzit dhe u përplasën me një masiv rëre.

Rreth orës 16:00, shërbimet e Policisë së portit të Durrësit, janë njoftuar se në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit”, një mjet lundrues velierë kishte ngecur në det.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policisë kufitare, në bashkëpunim me kolegët e GDF-së, iu kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve italianë, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas me Ambulancë, në spital, për të marrë asistencën mjekësore.

Për shkak të tronditjes, vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi italian A. R., 48 vjeç, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion