VLORË- Rruga për kthimin nga Turqia ka rezultuar tragjike për familjen Mithi, të cilët u përplasën me tabelën në anë të rrugës në aksin Fier-Vlorë, e për pasojë humbi jetën fëmija e tyre, vetëm 6-vjeç.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Panaja. Andi Mithi, 33-vjeç, i cili po udhëtonte me gruan dhe 2 fëmijët, pasi ishin kthyer nga Turqia, duke drejtuar makinën tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit pasi e kishte zënë gjumi në timon, dhe është përplasur me tabelën në anë të rrugës. Për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Nga aksidenti i rëndë një nga fëmijët, 6-vjeçari Orhan Mithi, ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, si dhe shtetasja Albana Mithi 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Makina e permbysur dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Report Tv ka siguruar detaje të reja për aksidentin në aksin Fier-Vlorë ku humbi jetën një fëmijë 6 vjeç. Duke qenë se vinin nga Turqia, familja ka udhëtuar gjithë natën për të mbërritur në Vlorë. Në Panaja, drejtuesin e ka zënë gjumi në timon duke bërë që makina të dalë nga rruga. Makina është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Për pasojë, fëmija 6 vjeç ka humbur jetën, ndërsa prindërit dhe e motra ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ata po marrin ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Vlorës pasi plagët e marra në trup janë të shumta

Orhan Mithi, 6-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet makina e kthyer përmbys në anën tjetër të rrugës. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur fëmija tjetër i familjes Mithi vetëm 3 vjeç, si dhe Andi e Albana Mithi. Dyshohet se makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tabelë e më pas ka përfunduar në anën tjetër të rrugës duke u kthyer përmbys.
-
Zoti i forcofte, fatkeqesi e madhe per humbjen e engjellit te tyre, don zoti i shpeton te tjeret e i ruan mend e kokes se dhimbja eshte e madhe. Pushofte ne paqe
Përgjigju -
Zoti e prehte ne paqe engjellin e vogel, sherim te shpejt dhe kurajo familjes ta perballoj kete dhimbje te madhe.
Përgjigju -
mos i jepni patenta kafsheve,,,,parentat te jepeb pas 6 muaj kurs,,,....
Përgjigju-
po ca lidhje ka ky mhb qe ben ti, cdo kush esht njeri e mund ta zeri gjumi ne timon. Gjynaf femija shkret...
-
Po ik o genc mos fol kur nuk i njef njerzit. Cdo person qe ban aksident sipas teje asht kafshe? Shko npun ban naj hajr
-
Si s’ke turp, mor maskara. Ne vend te ngushellosh familjen, llap gjera pa lidhje. Aksidenti mund t’i ndodhe cdokujt ne cdo moment, edhe kur zbatohen pike per pike te gjithe rregullat e qarkullimit. Nje prind qe ka gjithe familjen ne makine eshte shoferi me i kujdesshem ne bote.
-
Po ik o psikopat. Je nje mbeturine qe me fatkeqesine e tjetrin nxjerr m*t nga goja dhe fyen.
-
po ik mor ti fisq**. shiko hallin tat jep mend ti edhe tregon per kafsh e patenta
-










Komente
Komento