Po udhëtonte për në Shqipëri me 225 mijë paund të fshehura në serbator, vihet në pranga shqiptari në portin e Barit

Po udhëtonte për në Shqipëri me 225 mijë paund të fshehura në serbator, vihet në pranga shqiptari në portin e Barit

Pamje nga paratë se konfiskuara

Guarda Di Finanza së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve, finalizuan një operacion të rëndësishëm të konfiskimit të parave në një furgon që vinte nga Anglia drejt  Shqipërisë, në Bari.

Mediet italiane raportojne se nga një kontroll i kujdesshëm, që u krye në mjetin me targa angleze në port, bëri të mundur gjetjen e mbi 225 mijë paund, të cilat ishin ndarë në dhjetëra tufa.

Shoferi u denoncua për mosrespektimin e detyrimit për të raportuar transportin e një shume të tillë monetare në kufi.

Ky është konfiskimi i 22-të i kryer që nga fillimi i vitit, duke pasur parasysh udhëtarët zbulohen pothuajse çdo ditë në portin e Barit, gati për të hipur në tragete (sidomos për në Shqipëri) duke transportuar më shumë se 10 mijë euro.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë